Prishtinë, Kosovë

International Residence by CC Apartments

0
Sipërfaqe ndërtimore
0
Sipërfaqe e gjelbër
0
OBJEKTE
0
Njësi Banimi
0
Vende Parkimi
0
LOBBY

Prishtinë, Kosovë

International Residence

0
Sipërfaqe ndërtimore
0
Sipërfaqe e gjelbër
0
OBJEKTE
0
Njësi Banimi
0
Vende Parkimi
0
LOBBY

INTERNATIONAL RESIDENCE

Të dhëna mbi Projektin

Kompleksi “INTERNATIONAL RESIDENCE” do të jetë një qytet i vogël që ofron të gjitha shërbimet e nevojshme për zhvillimin e një jete cilësore.

Kompleksi do të jetë pjesë e Planit Urban Rregullues Prishtina e Re – Zona Qendër, që përfshin sipërfaqen prej 360 ha dhe gjendet në pjesën lindore periferike të Prishtinës.

Zhvillimi i qendrës së qytetit – boshti urban, ofron tokë ndërtimore për funksione qendrore të qytetit me qasje të mirë: për tregti me pakicë (shopping), zyra, universitet, spital dhe për rekreacion.

Kompleksi ynë është ambient i përshtatshëm dhe modern, që ofron jo vetëm vendbanim kualitativ, por gjithashtu hapësirë për shumë qëllime të ndryshme, e cila është konceptuar si qendër për aktivitete kulturore, që mund të shfrytëzohen nga banorët tanë.

PAK FJALË NGA PROJEKTUESI

FILOZOFIA E PROJEKTIT

Në studion projektuese LAGUARDA.LOW ARCHITECTS, filozofia jonë e projektimit përqafon kontekstin unik të secilit projekt dhe parametrat specifikë. Ne nuk i përmbahemi asnjë stili arkitektonik unik. Ne hartojmë vende që pasurojnë përvojën njerëzore. “International Residence” është një projekt i tillë.

“International Residence”  është një koleksion dinamik i tetë ndërtesave të banimit shumë-banesorë të vendosura në mes kodrave që shtrihen në juglindje të Prishtinës së re Zona Qendër. Dizajni i përgjithshëm është konceptuar nga topografia e zonës dramatike, blloqet individuale të artikuluara në një kolazh bashkëkohor që pasqyron rrethinat e tyre. Ndërtesat nëntë katëshe janë pozicionuar rreth perimetrit në lokacionin me topografi të shkallëzuar për të formuar një oborr qendror me peizazhe te bukura në shërbim të komunitetit. Njësitë moderne të banimit luksoz rrotullohen dhe grumbullohen brenda secilit bllok për të siguruar të paktën dy pamje dhe dritë natyrale. Rrotullimi dhe zhvendosja unike e njësive gjenerojnë dritë dhe pamje në të dy tarracat dhe ballkonet për pothuajse çdo njësi banesore.

Me pak fjalë, dizajni bashkëkohor, modern, ngrit në tjetër nivel ndjenjën e të jetuarit, duke ofruar një atmosferë dinamike që pasqyron stilin e jetës së sotme ndërkombëtare.

“International Residence” ofron një gamë të ndryshme të banimit nga banesat duplex deri tek banesat luksoze, dhe penthouse. Përveç tarracave dhe ballkoneve të gjelbërta dhe private, banorët kanë qasje në hapësira të shumta të kuruara – kopshte, parqe, shesh lojrash dhe pasazhe. Pajisjet shtesë përfshijnë një teren sportiv, një palestër me pishinë, një qendër të komunitetit, kopshtin e fëmijëve, dhe hapësira të shumta sociale, brenda dhe jashtë. Hapësira afariste e pasuron dhe e mbështet zhvillimin e banimit me dyqane mode, ushqim dhe pije, dyqane shërbimesh dhe një Market i cili është shërbim permanent në Kompleks.

Me vizion për një të ardhme të qëndrueshme, “International Residence” përfshin një strategji gjithëpërfshirëse eko-miqësore. Kompleksi shfrytëzon energji diellore aktive dhe pasive, si dhe një sistem grumbullimi të ujërave të shiut. Njësitë individuale janë të mbushura me dritë natyrale nga të paktën dy anët dhe një sistem ngrohje-ftohje në dysheme.

Të banosh dhe të jesh pjesë e “International Residence” nenkupton të bëhesh pjesë e Dizajnit të fundit inovativ të zhvillimit të jetës.

Zgjidh Banesën

Zgjidh Banesën

Përmbajtja e projektit

REGJISTROHU PËR MË SHUMË: